Hodhi kamionin në humnerë, arrestohet shoferi
Një ditë pasi çoi në humnerë kamionin e punës dhe vetë u hodh nga automjeti, policia ka bërë të mundur arrestimin e 28-vjeçarit.
Bledar Kastrioti, banues në Maliq, pasi ka marrë njoftimin për largimin nga puna prej kompanisë ndërtuese të HEC-it Moglicë, ku punonte si shofer kamioni ka marrë mjetin tip kamion dhe në aksin rrugor Opar-Moglicë, e ka hedhur këtë të fundit nga një lartësi prej 100 m duke e dëmtuar plotësisht dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”.
/tvklan.al