Video/ Çfarë ndodh në Turqi kur burri rreh gruan në mes të rrugës


Video/ Çfarë ndodh në Turqi kur burri rreh gruan në mes të rrugës

11:17 01/06/2018

Një skenë e tmerrshme ka ndodhur në një prej qyteteve të Turqisë, ku një burrë dhunonte ish-gruan e tij në mes të rrugës. Pamjet tregojnë momentin kur burri godisti pa pushim gruan deri sa ajo u ul në toka. Gruaja bërtiste pa pushim dhe kërkonte ndihmë.

Në këtë moment, i vjen në ndihmë një kalimtar, i cili godet me kokë burrin dhunues, duke e shtrirë përtokë. Aty u afruan edhe disa persona të tjerë, të cilët i ofruan ndihmë gruas së dhunuar.

“Burri po rrihte gruan e tij. Ajo qante dhe bërtiste”,

tha një kalimtar.

“Ishte e tmerrshme. Gruaja po bërtiste e shtrirë në tokë. Ajo po përpiqej të mbronte veten. Kjo dhunë është e papranueshme”,

tha një tjetër dëshmitar.

Sipas shtypit turk, çifti ishte divorcuar dhe kishte dalë nga një seancë gjyqësore në Stamboll. Burri dhunues i quajtur Mehmet T. u arrestua nga policia për ushtrim dhune. /

tvklan.al






Të ngjashme