Nuk e pastroi rimelin për 25 vjet, gruaja zbulon diçka të tmerrshme në sy


Nuk e pastroi rimelin për 25 vjet, gruaja zbulon diçka të tmerrshme në sy

11:54 01/06/2018

Një grua për pak sa nuk humbi shikimin pasi nuk e kishte hequr rimelin nga sytë për 25 vjet, duke bërë që copëzat e zeza të mblidheshin nën qepallat e saj.

Theresa Lynch, 50 vjeç nga Sidney, kërkoi ndihmë mjekësore pasi sytë i ishin acaruar dhe kishte një ndjesi të pakëndshme nën qëpallat e tyre.

Lynch u shokua kur mjekët zbuluan masa të ngurtësuara nën qepallat e saj. Copëzat përbënin rrezik serioz për shikimin e saj dhe mjekëve iu deshën 90 minuta për t’i larguar ato.

Imazhet e tmerrshme tregojnë rreziqet që vijnë kur rimeli nuk hiqet nga sytë për një natë.

Dr Robaei, e cila ka botuar një studim mbi rastin e Theresës, tha se ajo kurrë nuk kishte parë ndonjë gjë të tillë dhe se pacientja e saj kishte vënë në rrezik shikimin.

Ajo tha se rasti duhej të shërbente për rritur ndërgjegjësimin për rreziqet e fshehura në produktet e përditshme të bukurisë dhe estetikës./tvklan.al 





Të ngjashme