Zaev përballë provës për shumicën qeverisëse
Parlamenti i Maqedonisë do të votojë sot ministrat e rinj që plotësojnë vendet bosh në qeveri pas ndryshimeve në koalicionin qeverisës.
Në 4 postet ministrore, 3 pritet të zgjidhen nga radhët e partive shqiptare.
Kandidati për ministër Arsimi Arbër Ademi vjen nga BDI, ai i Kulturës Asaf Ademi nga BESA dhe ministri pa portofol nga PDSH-ja Bardhyl Dauti.
Zaev tërhoqi në koalicioni deputetë nga Lëvizja Besa dhe Partia Demokratike Shqiptare për të plotësuar vakumin e krijuar në shumicën qeverisëse nga largimi i Aleancës për Shqiptarët.
Zaev bëri thirrje për mbështetjen e qeverisë së tij, për të vijuar rrugën Euro-Atlantike të vendit.
Tv Klan