Ze Maria rinovon me Tiranën


Ze Maria rinovon me Tiranën

17:20 01/06/2018

Ze Maria do të vijojë të jetë trajner te Tirana. Klubi bardheblu bëri zyrtar rinovimin e kontratës me brazilianin edhe për 2 vite.

Sipas njoftimit sëbashku me të do të qëndrojë edhe stafi me ndihmës trajnerin Marco Aurelio dhe përgatitësin atletik Rafael Costa. Bisedimet mes klubit dhe trajnerit nisën pas përfundimit të sezonit që e ktheu Tiranën në Superligë.

Ze Maria kishte parashtruar kërkesat e tij për drejtuesit për një ekip konkurrues që të synonte trofe dhe pjesëmarrje në kupat e Europës.

Pritet që me këtë rinovim të nisë edhe puna për sezonin e ri. Ze Maria erdhi te Tirana verën e kaluar, duke drejtuar fillimisht ekipin në përballjet me Maccabi Tel Aviv në Europa League dhe më pas në Kategorinë e Parë.

Tv Klan






Të ngjashme