Plumb rikoshetë në drejtim të 31-vjeçarit


Plumb rikoshetë në drejtim të 31-vjeçarit

10:25 02/06/2018

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë natës në qytetin e Sarandës. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:10 në lagjen ”Nr.1”, jashtë ambienteve të një lokali.

Sipas policisë, i plagosuri është një 31-vjeçar me iniciale A.R., banues në Konispol. Ai mësohet se ka mbetur i plagosur në shpatull me një plumb rikoshetë dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 predhë fisheku pistolete dhe 1 automjet BMW, i cili dyshohet se mund të jetë i autorit.

Policia thotë se për arsye hetimore nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

/tvklan.al






Të ngjashme