Salvini kërkon rinegocim për emigrantët


Salvini kërkon rinegocim për emigrantët

14:17 02/06/2018

Festa Kombëtare këtë vit në Itali përkoi me ditën e parë të qeverisë së re me kryeministër Giuseppe Conte. Zgjedhja e kabinetit të ri të krijuar nga dy partitë populiste, ka rritur frikën në Bashkimin Europian.

Dy janë shqetësimet kryesore të Brukselit, angazhimi i Romës zyrtare në politikat e Eurozonës dhe përballimi i krizës së emigrantëve, veçanërisht pas emërimit në Ministrinë e Brendshme të Mateo Salvinit. Ky i fundit në kohën e fushatës, ishte pro dëbimit të dhjetëra mijëra refugjatëve që mbërrijnë nga ujërat e Mesdheut.

“Nevojitet rishikim i menjëhershëm i kushteve me vendet e origjinës

”, ishte kjo deklarata e parë si Ministër i Brendshëm, i Mateo Salvinit, i cili pritet të vizitojë nga afër Siçilinë.

Nuk munguan sulmet e forta nga mediat gjermane as zyrtarizimin e qeverisë së re. Kopertina e të përjavshmes Der Spiegel ishte me nota satire, një fije makaroni si një litar, që simbolizonte varjen e Italisë, me nënshkrimin “Ciao Amore”.

Emigrantët janë temë ditë edhe në Gjermani. Sipas mediave vendase, BE do t’i lëvrojë Berlinit një fond prej 4.5 miliardë eurosh për pranimin dhe strehimin e refugjatëve. Një ditë më parë autoritetet gjermane zbuluan se zyrtarët e emigracionin kishin abuzuar me listat e emigrantëve të ardhur nga vendet e luftës, kundrejt ryshfetit.

Tv Klan






Të ngjashme