Pedro Sanchez betohet si Kryeministër
Pedro Sanchez u betua këtë të shtunë si Kryeministër i ri i Spanjës përpara Mbretit Felipe VI. Lideri socialist mori pushtetin një ditë pas largimit të Mariano Rahoit.
Ish-Kryeministri la detyrën pasi parlamenti votoi një mocion mosbesimi për të. Rrëzimi i qeverisë në Spanjë erdhi pas një skandali korrupsioni, ku ishin të përfshirë zyrtarë të lartë të Partisë Popullore, që drejtohej nga Rahoi.
46-vjeçari Pedro Sanchez është Kryeministri i shtatë i Spanjës që nga kthimi i demokracisë pas vdekjes së diktatorit Francisko Franco më 1975.
Tv Klan