Panucci kthen skemën me një sulmues
Kombëtarja shqiptare mbërriti në qytetin Evian të Francës paraditen e kësaj të shtune.
Në seancën e fundit të zhvilluar në Verbier duket se formacioni dhe rreshtimi do të ndryshojnë në krahasim me ndeshjen me Kosovën.
Trajneri italian Panucci ka provuar modulin 4-1-4-1 në ndeshjen e kontrollit me Berishën në portë. Hysaj, Mavraj dhe Gjimshiti në qendër dhe në të majtë Veseli ose Memolla. Sabian Lilaj u vendos përpara mbrojtjes. Në mesfushë, Roshi ose Gavazaj në të djathtë, Ramadani, Ndoj dhe Lenjani. Në sulm Panuçi do t’i besojë Rei Manajt.
Tekniku kërkon ta ngarkojë me përgjegjësi futbollistin pasi mendon se ai e ka potencialin. Do të provohet edhe Sindrit Guri se si do të paraqitet si sulmues i vetëm.
Kristal Abazaj me shumë mundësi do të mungojë pasi ka shqetësime muskulore dhe nuk është në formën e tij më të mirë.
Tv Klan