Hapja e negociatave, Borissov: 2-3 vende ende skeptike, po përpiqemi t’i bindim


Hapja e negociatave, Borissov: 2-3 vende ende skeptike, po përpiqemi t’i bindim

16:54 04/06/2018

Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov tha nga Tirana se 2-3 vende janë ende skeptike sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ballkani Perëndimor është tema më e vështirë që mund të zgjidhet, por është një temë me rëndësi sepse në Ballkan njëri prej fqinjëve të jetë keq, të gjithë bëhen keq. Sa më mirë rajoni të ndërlidhet me njëri-tjetrin, aq më mirë dhe më të mëdha janë perspektivat për paqe dhe prosperitet. Është e vërtetë që po bëjnë përpjekje të shumta, kemi akoma 2-3 shtete, të cilat akoma janë skeptike ndaj Shqipërisë, por shumica e vendeve europiane mendojnë se Shqipërisë duhet t’i jepet një datë dhe rrugë për fillimin e negociatave për në BE

”, tha Borissov, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.

Por kryeministri bullgar tha se Sofja zyrtare po përpiqet të bëjë gjithçka që është e mundur për bindjen e vendeve skeptike dhe caktimin e një date për hapjen e negociatave.

Po tregojmë përpjekje të mëdha që t’i bindim vendet që na kanë mbetur në këtë drejtim deri në fund të Qershorit

”, tha Borissov.

Kryeministri Rama nga ana e tij vlerësoi lart përpjekjet e Bullgarisë si Presidente e radhës e BE-së në bindjen e vendeve të tjera për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë. /tvklan.al






Të ngjashme