Video/ “Ndërhyrje kam bërë dhe do të bëj”


Video/ “Ndërhyrje kam bërë dhe do të bëj”

20:26 04/06/2018

Personazhet publikë shpeshherë hezitojnë të pranojnë ndërhyrjet që kanë bërë. Por këngëtarja Gjyste Vulaj nuk është një prej tyre. Pa asnjë kompleks, këngëtarja rrëfeu sot në studion e “Rudina”, në Tv Klan, për ndërhyrjet që ka bërë dhe për ato që po planifikon të bëjë.

Ajo tregoi se ka bërë botoks tek pjesa e syve dhe anash buzëve dhe se po planifikon të bëjë një ndërhyrje tek gusha.

“Unë nuk kam bërë operacione plastike, por jam duke e menduar. Më duhet pak kohë sa të marr informacionet e duhura. Do kisha bërë shumë gjëra, por kam frikë nga anestezia. Jam lodhur me botoksin që e bëj këtu tek pjesa e syve dhe anash buzëve. Do doja të hiqja pak pjesën poshtë mjekrës dhe të bëja një lifting fytyre”

, tha këngëtarja.

/tvklan.al






Të ngjashme