Nuk i gatoi mish pule, djali vret nënën 80-vjeçare


Nuk i gatoi mish pule, djali vret nënën 80-vjeçare

09:32 05/06/2018

Një burrë indian dyshohet se vrau nënën e tij të moshuar pasi u kthye në shtëpi dhe pa që ajo nuk  i kishte gatuar mish pule për drekë.

Bejjam Kishore, 45 vjeç, kishte sjellë pulë në shtëpi të dielën dhe i tha nënës së tij 80-vjeçare Bejjam Mariamma për ta gatuar, raporton Times of India.

Kishore, një alkoolist, pastaj u largua nga shtëpia për të pirë alkool.

Ai u kthye në shtëpi më vonë në një gjendje të dehur dhe nuk e gjeti drekën gati.

45-vjeçari, i cili dikur punonte si praktikant i mjekësisë rurale, thuhet se i bërtiti nënës së tij dhe filloi ta godiste me thikë.

Nëna e tij thuhet se vdiq në vendngjarje dhe ai iku. Sipas

Daily Mail

, policia vazhdon kërkimet për Kishore.

Thuhet se gruaja e tij e la atë për shkak të varësisë ndaj alkoolit dhe i mori fëmijët e tyre me vete./tvklan.al 






Të ngjashme