Emrat/ Pranga 4 personave, transportuan 17 klandestinë të huaj
Kakavijë-Shërbimet e Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër kanë vënë në pranga katër persona, pasi janë kapur duke transportuar me automjetet e tyre 17 klandestinë.
Të arrestuarit janë:
-Rasim Koxha, 48 vjeç, banues në Durrës, drejtues i automjetit tip Toyota me targa AA 108 MI,
-Riza Hysa, 57 vjeç, banues në Burrel, drejtues i automjetit tip Audi, me targa AA 171 GK,
-Besim Hysa, 34 vjeç, banues në Tiranë, drejtues i automjetit tip Mercedes-Benc, me targa AA 542 HB,
-Gëzim Zeka, 29 vjeç, banues në Krujë, drejtues i automjetit tip Volsëagen, me targa AA 737 MM.
Arrestimi i këtyre personave u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimi i Grupit Operacional të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, në rrugën dytësore në afërsi të aksit rrugor Jorgucat-Kakavijë duke transportuar me automjetet e tyre shtatëmbëdhjetë shtetas të huaj nga vendet e treta. Konkretisht gjashtëmbëdhjetë nga Pakistani dhe një nga Siria.
Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i katër automjeteve dhe katër telefona celular.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal./tvklan.al