Kërcënohet Messi, anulohet miqësorja
Federata Argjentinase e Futbollit anuloi miqësoren me Izraelin, që ishte programuar për t’u zhvilluar të shtunën në Jeruzalem. Vendimi erdhi pas kërcënimeve që kanë marrë Messi dhe futbollistë të tjetrë të skuadrës nga palestinezët të cilët u shfaqën edhe në seancën stërvitore të kësaj kombëtareje në Barcelonë.
Ndeshja që u parashikua të luhej në Jeruzalem, u kundërshtua edhe nga përfaqësues të Palestinës si ambasadori i këtij shteti në Argjeninë, i cili e kosideroi çmenduri mbajtjen e këtij takimi pasi do të zyrtarizonte Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.
Lagjia ku gjendet stadiumi për t’u zhvilluar ndeshja ndodhet pikërisht në një zonë që dikur ka qënë një fshat palestinez i shkatërruar gjatë luftës, pas të cilës u themelua Izraeli 70 vite më parë. Argjentina duhet të gjejë me shpejtësi një kundërshtar për miqësore para debutimit me Islandën në Botërorin e Rusisë.
Tv Klan