“Ndërhyrja e BSH e duhura, madje të ishte bërë më parë!”


“Ndërhyrja e BSH e duhura, madje të ishte bërë më parë!”

16:00 07/06/2018

Ekspertët thonë se ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit valutor, ishte një nga politikat e duhura e cila do të ndihmojë rritjen ekonomike të vendit, e veçanrisht sektorin prodhues.

Por Selami Xhepa thotë se në pikëpamjen e tij, një ndërhyrje e tillë e bankës qëndrore për të blerë sasi valute duhet të ishte bërë më parë, për të shmangur rënien dramatike që pati javët e fundit.

Ai sqaron se do të ishte një faktor pozitiv nëse Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të zhvendoste në kohë të mëvonshme kalendarin e paketës rregullatore për deurizimin, për të mos dhënë efekte në zhvlerësimin e mëtejshëm të Euros.

Ulja e normës bazë të interesit në këto momente, sipas ekspertëve, do të mbështesë rritjen e konsumit e do të lehtësojë kredinë. Ata thonë se kjo masë synon të mbajë të stabilizuar nivelin e inflacionit.

Tv Klan






Të ngjashme