Plagosja e dyfishtë në loto, prangoset “transportuesi”
Një ditë pas plagosjes së dyfishtë, të ndodhur në një loto në lagjen 18 Shtatori të Gjirokastrës, autoritetet policore atje kanë vënë në pranga një 39-vjeçar.
Ai është Paolo Xhaferi dhe akuzohet se ka ndihmuar autorin e plagosjes që të largohet nga vendi i ngjarjes, duke e transportuar me makinë nga Gjirokastra në drejtim të Delvinës.
Ky i fundit, i identifikuar vetëm me iniciale K.Ll, rreth orës 20:00 të së mërkurës plagosi me armë zjarri 36-vjeçarin V.B dhe 52-vjeçarin, Xh.G. Ata ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Pas plagosjes autori arriti të largohej dhe u shpall në kërkim nga policia. Puna për kapjen e tij, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijon.
/tvklan.al