Sulmoi turmën me kamion, Suedia dënon me burg përjetë 40-vjeçarin
Uzbeku Rakhmat Akilov, autori i një sulmi me kamion vitin e kaluar në Suedi u dënua me burgim të përjetshëm. Ai vrau 5 persona dhe plagosi shumë të tjerë.
Ky ishte një krim terrorist nga ana e tij, por i ashtuquajturi Shteti Islamik nuk e morri përsipër këtë goditje. 40-vjeçari kishte shprehur simpati për grupin xhihadist, përpara se të kryente sulmin në Stockholm.
I ardhur nga Uzbekistani në Suedi në vitin 2014, ai kërkoi nënshtetësinë, por dy vite me vonë kjo gjë u refuzua dhe iu dha një afat prej 4 javësh për t’u larguar nga vendi. Akilov u zhduk për pak muaj e më pas ndërmori sulmin që tronditi vendin skandinav.
Klan Plus