Foto/ Ky është i riu që vrau të dashurën në kryeqytet
Ky që shihni në këtë foto është Xhafer Mata nga Kalimash i Kukësit, i cili ekzekutoi me pistoletë një 19- vjeçare dhe më pas qëlloi mbi veten.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Don Boskos, në rrugën "Eshref Frasheri". Xhuljeta Çuni 19 vjeç nga fshati Vinjoll i Matit, nuk mundi t'u mbijetonte plagëve dhe vdiq menjëherë. 31-vjeçari ndërroi jetë disa orë më vonë. Nuk dihen ende arsyet e këtij krimi. Policia ka sekuestruar në vendngjarje armën e tipit pistoletë, me të cilën 31- vjeçari ka qëlluar mbi 19-vjeçaren dhe më pas mbi veten./tvklan.al