Trump sulmon Kryeministrin kanadez dhe Presidentin francez


Trump sulmon Kryeministrin kanadez dhe Presidentin francez

23:30 08/06/2018

Donald Trump po planifikon të largohet nga samiti i G7 në fillim, duke lënë mënjanë diskutimet mbi klimën, pas një grindje në Twitter me Presidentin francez  Emmanuel Macron.

Trump sulmoi gjithashtu kryeministrin kanadez Justin Trudeau duke e akuzuar se ka dëmtuar agrikulturën amerikane dhe duke u ankuar se si Trudeau edhe Macron po i ngarkojnë Shteteve të Bashkuara tarifa masive.

Macron shpërtheu në Twitter se samiti nuk kishte nevojë për SHBA.

“Presidenti amerikan mund të mos shqetësohet për izolimin e tij, por as ne nuk kemi pse shqetësohemi nëse është nevoja të firmosim një marrëveshje mes 6 shtetesh

”, shkroi ai.

“Për shkak se këto 6 vende përfaqësojnë vlera, ata përfaqësojnë një treg ekonomik që ka peshën e historisë prapa saj dhe që tashmë është një forcë e vërtetë ndërkombëtare”.

Tani Trump, i cili do të takohet së bashku me Macron dhe Trudeau nesër, ka njoftuar se ka në plan të largohet nga samiti disa orë përpara. Shtëpia e Bardhë konfirmoi se do të largohej paraditen e së shtunës duke lënë seancat mbi ndryshimet klimatike dhe mjedisin.

Një asisten i Shtëpisë së Bardhë do të zërë vendin e tij, raporton Daily Mail./tvklan.al 






Të ngjashme