Turqia ndalon ripranimin e emigrantëve nga Greqia


Turqia ndalon ripranimin e emigrantëve nga Greqia

23:15 08/06/2018

Turqia pezullon marrëveshjen me Greqinë për ripranimin e emigrantëve. Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavushollu bëri publik vendrimin e Ankarasë, që konsiderohet si hakmarrje ndaj lirimit të ushtarakëve turq të arratisur në Greqi, të akuzuar si pjesëmarrës në grushtin e dështuar të shtetit në Turqi të korrikut 2016.

Marrëveshja mes Turqisë dhe Greqisë u nënshkrua në vitin 2016, pas kërkesës së Brukselit që Ankaraja të mos lejonte rrugëtimin drejt vendeve europiane të refugjatëve emigrantëve nga vendet në krizë të Lindjes së Mesme të strehuar në kampet turke. Marrëveshja i dha fund dyndjes masive të refugjatëve në Europë. Gjatë dy viteve të fundit, Greqia ka rikthyer në Turqi mbi 1 mijë emigrantë që nuk i plotësonin kushtet e azilit.

Por marrdhëniet Athinë – Ankara janë acaruar edhe më tej, pasi drejtësia greke javën e kaluar të lirojë nga paraburgimi 8 ushtarakët turq që kërkuan azil në Greqi. Ata po strehohen tashmë në një vend të fshehtë, nga frika se shërbimet sekrete turke mund ti rrëmbejnë, siç ndodhi në mars me 5 gylenistë në Kosovë.

Tv Klan






Të ngjashme