Foto: Makina përplas për vdekje 25-vjeçarin


Foto: Makina përplas për vdekje 25-vjeçarin

11:26 10/06/2018

Një i ri gjeti vdekjen të shtunën në Elbasan, pasi u përplas nga një makinë.

Ai është Saimir Lleshanaku, 25 vjeç. I riu mbeti fillimisht i plagosur dhe ndërroi jetë pak kohë më vonë në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:30 në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Bradashesh.

Policia shoqëroi drejtuesin e makinës, një 23-vjeçar me iniciale G.H, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

/tvklan.al






Të ngjashme