Dy të tjerë të vdekur pas thashethemeve në WhatsApp


Dy të tjerë të vdekur pas thashethemeve në WhatsApp

11:00 11/06/2018

Policia në Indi ka arrestuar 16 persona pasi dy burra u bënë viktimat më të fundit të histerisë mbi thashethemet e përhapura në WhatsApp për rrëmbyesit e fëmijëve.

Burrat po vizitonin një fshat në shtetin e Assam-it në veri-lindje, kur u rrahën nga një turmë e madhe.

Thashethemet e rrëmbimeve të fëmijëve po përhapen në Indi nëpërmjet WhatsApp-it dhe kanë shkaktuar vdekjen e gjashtë njerëzve të tjerë gjatë muajit të fundit.

Policia thotë se po përpiqet të të vërtetojë se thashethemet e përhapura në Whatsapp nuk janë të vërteta.

“Kur thashethemet fillojnë të qarkullonin në rrjetet sociale duhet pak kohë për t’i ndaluar plotësisht”

, tha zyrtari i lartë i policisë, Mukesh Agarëal për BBC Hindi. Ai shtoi se policia po mban nën vëzhgim rrjetet e ndryshme sociale në përpjekje për të ndaluar përhapjen e mesazheve.

Në videon e cila u bë virale gjatë fundjavës, një nga burrat mund të shihet duke u lutur që të mos ia marrin jetën. Të dielën, studentë dhe aktivistë mbushën rrugën për të protestuar ndaj vrasjeve./tvklan.al 





Të ngjashme