Rrihet barbarisht dhe hidhet nga makina, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali


Rrihet barbarisht dhe hidhet nga makina, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali

10:25 11/06/2018

Një prostitutë shqiptare ka gjetur vdekjen në spitalin e Santa Croce di Moncalieri të Torinos, mbrëmjen e së dielës.

Sipas mediave italiane, 20-vjeçarja Angela Mecani u hodh nga një makinë në ecje në zonën e Nichelinos, të shtunën në mbrëmje.

Prej një dite ajo ndodhej në gjendje të rëndë në spital.

Sipas mjekëve shkak për vdekjen nuk është bërë vetëm trauma që ka pësuar nga hedhja nga automjeti. Më parë ajo është rrahur në mënyrë barbare.

Mbrëmjen e së shtunës, 20-vjeçarja u gjet në asfalt nga një udhëtar i rastit. Në vendngjarje ndërhyri policia rrugore, që më pas ia kaloi rastin hetuesve.

Deri më tani mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur me të renë, megjithatë dy janë pistat e hetimit; që është eliminuar nga organizata për të cilën punonte, ose që mund të jetë takuar me klientin e gabuar.

/tvklan.al






Të ngjashme