Vritet në Londër 35-vjeçari shqiptar


Vritet në Londër 35-vjeçari shqiptar

10:41 11/06/2018

Një shqiptar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e së shtunës në Londër, pasi u godit me thikë. Ai është 35-vjeçari Edmond Jonuzi.

Sipas mediave britanike, 35-vjeçari u gjet i plagosur në gjendje të rëndë në Greens Lane, pranë stacionit Turnpike Lane, në veri të Londrës rreth orës 21:45, ku dhe ndërroi jetë.

Autoritetet policore kanë nisur një hetim për vrasjen e të riut shqiptar, ndërsa pritet që trupi i tij t'i nënshtrohet ekspertimit mjeko-ligjor.

Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen e rëndë.

Detektivi Garry Moncrieff tha se vendi ku ndodhi ngjarja është tejet i populluar, ndaj u shpreh besimplotë se dikush mund të ketë parë apo dëgjuar diçka të dyshimtë, që mund të çojë në kapjen e autorëve të vrasjes së Jonuzit.

"I bëj apel çdo dëshmitari apo çdokujt që ka informacion për ngjarjen që t'i ndajë ato me policinë

", tha ai.

Kjo është vrasja e 74 në kryeqytetin britanik që prej nisjes së 2018-s.

Dyshimet paraprake të hetuesve janë se 35-vjeçari shqiptar mund të ketë mbetur viktimë e një përplasjeje mes dy grupeve.

/tvklan.al






Të ngjashme