Rikonstruksioni i rrugës Tiranë-Durrës, ARRSH dhe Policia Rrugore: Ja ku duhet të kaloni


Rikonstruksioni i rrugës Tiranë-Durrës, ARRSH dhe Policia Rrugore: Ja ku duhet të kaloni

22:06 11/06/2018

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë median dhe opinionin publik se në vijim të ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Qafë Kashar – Durrës dhe Durrës – Qafë Kashar  në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të fillojë nesër në ora 06-00 të mëngjesit fazën e dytë të punimeve në segmentin Vorë – Maminas në drejtimin Tiranë – Durrës.

ARRSH dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë Rrugore është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

VORË – MAMINAS

Devijimi i trafikut në drejtimin Tiranë – Durrës fillon në orën 06:00 datë 12.06.2018

Lëvizja e automjeteve në drejtimin Tiranë – Durrës do të devijohet tek karburant Kastrati në Vorë në rrugën dytësore Vorë – Marikaj – Maminas (te nënkalimi i dytë i Vorës)

Automjetet mund të perdorin sërish autostradën nga Maminasi në drejtim të Durrësit te mbikalimi i Maminasit.

Lëvizja e mjeteve të tonazhit tëe rënde të cilat levizin nga Veriu në drejtim të Jugut, do të devijohen në Fushë Krujë në drejtim te Kamzes duke shfrytezuar rruget alternative Tiranë – Unaza e re –     Kombinat – Ndroq – Durrës ose Tiranë –Unaza e re – Elbasan – Rrogozhine.

Drejtimi nga Durrësi për në Tirane eshte i hapur për lëvizjen e automjeteve.

Dalja për automjetet te mbikalimit në Marikaj per ne rrugen dytesore do të jetë i bllokuar.

Dalja te mbikalimi i Vorës në drejtim të Veriut do të jetë e mbyllur për mjetet e rënda që ëvizin në drejtimin nga Durrësi drejt veriut. Keto mjete do të shfrytezojne mbikalimin te Casa Italia në drejtim të Kamzës dhe në vijim.

Në mënyrë të veçantë drejtuesit e mjeteve që përdorin segmentin Tiranë-Durrës dhe kthim duhet të përpiqen të zgjedhin drejtime alternative sipas udhëzimeve që do të jepen në vazhdimësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqëndruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.​

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Vore – Maminas do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik./

tvklan.al

 

 






Të ngjashme