OPINION – NGJARJET QE TRONDITEN SHQIPERINE!
Tè ftuar:
Spartak Koka – Gazetar
Etleva Delia – Gazetare
Fitim Zekthi – Opinionist
Neli Demi – Mjek Psikiatër
Dom Gjergj Meta – Ipeshkv i Mirditës
Xhuljeta Çuni, vajza 19-vjeçare që u qëllua për vdekje nga ish-i dashuri i saj ishte paraqitur dy herë në polici për të denoncuar përndjekjen nga Xhafer Mata. Por vetëm një muaj para se të vritej, ajo kishte firmosur kallëzimin.
Gazetari i kronikës, Spartak Koka tregoi edhe formularin e denoncimit që 19-vjeçarja kishte nënshkruar më datë 7 maj 2018, ku bëhet e ditur se materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të përndjekjes.
Sulejman Çuni, babai i 19-vjeçares Xhuljeta Çuni, ishte në Greqi kur vajza e tij u vra nga Xhafer Mata. Në një intervistë dhënë për gazetarin Spartak Koka, në emisionin “Opinion” u diskutua për vrasjen që tronditi “Don Boskon” në kryeqytet më 8 Qershor.
Babai i 19-vjeçares thotë se nuk kishte asnjë dijeni që vajza e tij të ketë qenë e lidhur me 31-vjeçarin Mata. Ndërsa, për denoncimin që e bija kishte bërë në polici ndaj Xhafer Matës më 7 Maj, e kishin mësuar 3 ditë përpara vrasjes.
Daja e Xhuljeta Çunit gjatë një interviste për gazetarin Spartak Koka, transmetuar të hënën ekskluzivisht në emisionin ‘Opinion’, ka treguar disa detaje të reja rreth ngjarjes tragjike që ndodhi në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Ai tregon se Xhuljetës e kishte telefonuar oficeri i zonës rreth datave 4-5 Maj, i cili i kishte dhënë garanci për jetën e vajzës.
Por, tre ditë më pas dy plumba i morën jetën 19-vjeçares, e cila mëngjesin e së premtes ishte nisur për të dhënë provimin e Maturës.
Mirëpo, daja shprehet se faktet treguan se gocën e vrau dora e krimit, por dy herë e vrau dora krimit të shtetit.
Sipas tij, kjo për arsyen se vajza është paraqitur sipas të gjitha procedurave ligjore në polici.
“Ajo jetonte në kushte të vështira ekonomike, ku i ati nuk ishte aty prezent dhe e ëma ishte në punë, në një moshë 19-vjeçare ajo pranon të bëjë një denoncim në Policinë e Shtetit. Mirëpo, asaj nuk iu mor parasysh kërkesa e saj, duke ndodhur ajo çfarë ndodhi”,- tha ai.
******************************************
Intervistë me Johann David Wadephul!