Koreja e Veriut pranon çarmatosjen bërthamore


Koreja e Veriut pranon çarmatosjen bërthamore

15:01 12/06/2018

Ky është momenti historik i shtrëngimit të duarve mes Donald Tramp dhe Kim Jong-unit, që i jep fund armiqësisë prej gati 7 dekadash mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut.

Dy udhëheqësit u takuan në Singapor ku zhvilluan një bisedë me dyer të mbyllura që zgjati rreth 40 minuta. Me diktatorin korean të qeshur në krah, Tramp foli për një marrëdhënie të shkëlqyer në përfundim të takimit.

Më pas liderët nënshkruan një deklaratë të përbashkët, ku pika më e rëndësishme është angazhimi i Koresë së Veriut për nisjen e procesit të denuklearizimit. Disa nga detajet e marrëveshjes Trump i bëri të ditura gjatë një konference për shtyp.

“SHBA do të ndërpresë stërvitjet ushtarake në rajon, pasi në vazhdim të bisedimeve ato mund të jenë provokative. Koreja e Veriut ka premtuar angazhim të plotë deri në shkatërrimin përfundimtar të arsenalit bërthamor”, tha Trump.

Trump ftoi Kim Jong-unin për një vizitë në Uashington. Mediat shkruajnë se ndaj Koresë së Veriut do të ketë zbutje te sanksioneve dhe se në takim nuk u përmend fare problemi i shkeljes brutale të të drejtave të njeriut. Marrëveshja historike u përshëndet edhe nga Pekini që shpreson në një ulje të tensioneve në gadishullin Korean.

Tv Klan






Të ngjashme