Neymar “kthehet” në shtëpi


Neymar “kthehet” në shtëpi

23:25 12/06/2018

Është përlotur kur i kujtuan fëmijërinë.  Neymar ka qenë pjesë e një programi televiziv në Brazil ku personave të famshëm iu propozohet të rikthehen në të shkuarën e tyre.

Për futbollistin u rindërtua edhe një herë si ishte shtëpia e tij e fëmijërisë. Neymar mori pjesë gjatë ditëve kur ndodhej në Brazil për tu rikuperuar nga dëmtimi në Francë.

Kur pa përsëri edhe një herë se ku ka jetuar, numri 10 i PSG, u emocionua dhe këtë nuk arriti ta fshihte.

Veç faktit se iu kujtua shtëpia e tij ai nisi të rikujtonte edhe ngjarje të cilët me siguri kanë shënjuar vitet kur ka jetuar aty.

Imazhi i një futbollisti krenar, gati edhe mendjemadh, kësaj here nuk ishte pjesë e tij.

Tv Klan





Të ngjashme