Emri/ I gjendet mitraloz dhe fishekë, arrestohet 30-vjeçari
Policia e Kukësit ka arrestuar një 30-vjeçar, në banesën e të cilit u gjet një mitraloz me 100 fishekë. I arrestuari është Shkëlqim Kuçi nga fshati Morinë.
Sipas policisë, arma e kalibrit të rëndë dhe municionet u gjetën të fshehura në çatinë e banesës së tij. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit "./tvklan.al