Mbyllni programin! Lajmi që tronditi prezantuesen në transmetim direkt
Një aktore dhe prezantuese kuvajtiane u pushua nga puna në transmetim direkt. Amal Al Awadhi po prezantonte një program me lojëra televizive, më herët gjatë kësaj jave, kur iu komunikua se ishte e pushuar.
Shkak? Një zyrtar i Kuvajtit telefonoi menaxherët e kanalit qeveritar dhe u kërkoi atyre që të ndërprisnin transmetimin e emisionit. Kjo pasi përdorues të shumtë po kritikonin veshjen e Al Awadhi në Twitter, duke e konsideruar si të pa përshtatshme për Ramazan. [caption id="attachment_393327" align="aligncenter" width="692"]Veshja e Amal Al Awadhi në emision
[/caption] Në disa postime në Instagram, vetë Al Awadhi tha se kishte mbetur e shokuar kur kishte dëgjuar dikë që i kërkonte drejtuesve që të mbyllte programin, vetëm 2 minuta përpara se të përfundonte. Lajmi për pushimin e saj nga puna u prit shumë mirë nga shikuesit, të cilët në rrjetet sociale u shprehën të kënaqur për vendimin dhe thanë se e meritonte.../tvklan.al