Mbytet në det një 20-vjeçar
Një tjetër i ri ka gjetur vdekjen në ujërat e Durrësit këtë të mërkurë.
Ai është një 20-vjeçar me iniciale E.L, banues në qytetin bregdetar. Burime zyrtare sqarojnë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:50 në Currila, në rrethana ende të paqarta.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, që po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj
I riu është viktima e dytë për këtë fillim muaji. Më 2 Qershor, një 22-vjeçar u mbyt tek Gjiri i Lalëzit teksa lahej në det.
/tvklan.al