Aksident tragjik, shqiptari humbet jetën në Itali
Një shqiptar është përplasur për vdekje nga një automjet në autostradën A13 Bologna-Padova në Itali. Sipas mediave vendase, viktima është 44 vjeç kurse identiteti i tij nuk është bërë me dije.
Shqiptari ishte shofer i një kamioni dhe kishte ndaluar në korsinë e emergjencës. Në momentin që ai doli nga mjeti, u përplas nga një makinë “Volkswagen Passat” që drejtohej nga një 54-vjeçar. Fatkeqësisht shqiptari ndërroi jetë menjëherë.
Policia shkoi në vendngjarje dhe mbylli autostradën për disa minuta. Drejtuesi i mjetit që përplasi për vdekje 44-vjeçarin shqiptar u shoqërua për t’u marrë në pyetje në lidhje me shkaqet e ngjarjes. /
tvklan.al