Shkarkohen 6 drejtorë të Hipotekave dhe ALUIZNI-t
Në një takim me këta të fundit, Kryeministri Edi Rama shkarkoi 4 drejtorë të Hipotekave dhe 2 të ALUIZNI-t për performancë të ulët në punë.
Edhe më herët, kreu i qeverisë ka shkarkuar drejtorë të dikastereve të ndryshme pasi nuk arritën objektivat e vendosur. Kreu i qeverisë i ka kritikuar prej kohësh drejtorët e Hipotekave dhe ALUIZNI-t se nuk e kanë bërë punën si duhet.
Në një takim me ta në Janar të këtij viti, Rama tha se të gjithë drejtorët e rinj që u zgjodhën me konkurs do të jenë në provë nga qytetarët dhe çdo rast që nuk merr përgjigjen që parashikon ligji mund të bëhet sipas tij arsye për largimin e tyre nga detyra.
Tv Klan