Ishin bllokuar prej disa orësh në det, nxirret në breg anija me dy turistë holandezë
Vlorë- Ka përfunduar operacioni i Forcave Detare në bashkëpunim me Policinë Kufitare të cilët shpëtuan anijen ku ishin dy shtetas holandezë dhe rrezikon të mbyteshin.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Prej orës 15:50 anija e rojes bregdetare P-117, pjesë e Flotiljes Detare të Forcave të Armatosura, në bashkëpunim dhe me Policinë Kufitare janë angazhuar në një operacion për shpëtimin e dy personave me kombësi hollandeze të cilët kishin dalë në cektinë me mjetin lundrues me emër ZVESCITA dhe rrezikonin të mbyteshin. Nga ana e anijes së rojes bregdetare është bërë e mundur shpëtimi i personave dhe shoqërimi i Velierës drejt Portit të Vlorës.
Operacioni përfundoi rreth orës 21:00./tvklan.al