Rama: Të mbrojmë dhe trashëgojmë Islamin paqësor
Në darkën e iftarit të shtruar mbrëmjen e së enjtes, Kryeministri Edi Rama iu drejtua partnerëve ndërkombëtare për të mos patur frikë nga Islami.
Sipas kreut të qeverisë, urrejtja dhe përdhosja e Islamit po kërcënon ëndrrën e jetësuar të lirisë dhe demokracisë nga radhët e islamofobëve dritëshkurtër.
Rama tha se toleranca fetare dhe Islami paqësor janë një dhuratë që duhet të mbrohen dhe trashëgohen si amanet i shenjtë.
Duke u ndalur tek radikalizmi Islamik dhe organizata terroriste ISIS, Rama tha se edhe pse kjo organizatë po shuhet , mesazhi i krimit mbetet ende i fortë.
Tv Klan