“Nuk e shes, e pi”


“Nuk e shes, e pi”

12:03 15/06/2018

Një i ri ka rrezikuar jetën në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit nga policia gjatë bastisjes së një shtëpie ky dyshohej se përdorej drogë.

Sipas “Hurriyet”, ngjarja ka ndodhur në Qipron Turke ku policia ka bastisur një shtëpi në të cilën qëndronin 5 studentë, tri prej të cilave femra.

Teksa 4 studentë u vunë në pranga, i pesti u përpoq t’ia mbathte duke u hedhur nga dritarja e katit të dytë. Ngjarjet nuk shkuan sipas planit, pasi i riu theu kockat e thembrave dhe nuk ia mbathi dot.

Në shtëpi policia gjeti 5.5 gram kanabis ndërsa të rinjtë u arrestuan nën akuzat për

“Dhënie lëndësh të paligjshme”, “Marrje lëndësh të paligjshme”

dhe

“posedim lëndësh të paligjshme”

.

Unë nuk e shes, e pi

” , tha para gjykatës Sabit C. duke folur për kanabisin e gjetur në Shtëpi, por kjo mbrojtje nuk e shpëtoi nga burgu as atë dhe as shokun e shoqet e tij studentë.

Pas vendimit të gjykatës për arrest me burg, 5 të rinjtë u dërguan në qeli./tvklan.al





Të ngjashme