Meksika mund Gjermaninë
Meksika i shkaktoi Gjermanisë humbje në nisjen e botërorit, surpriza më e madhe deri më tani në këtë turne.
Një disfatë e papritur e skuadrës kampione në fuqi që u mund me rezultatin 1 – 0 në takimin e zhvilluar të dielën në stadiumin “Luzhniki” të Moskës. Një lojë spektakolare e Meksikës në pjesën e parë ku Lozano realizoi golin në minutën e 39’. Përpjekjet e Gjermanisë u ndalën në shtyllë, ose nga portieri Ochoa. Gjermanët nuk arritën të shënonin edhe pse në pjesën e dytë patën disa mundësi. Gjermania nuk humbiste ndeshjen e parë në botëror prej finaleve të 1982. Serbia e nisi me fitore Kupën e Botës 2018. Goli i Kolarov në pjesën e dytë vendosi triumfin 1 – 0 me Kosta Rikën. Goditja dënimit ishte e pakapshme për portierin Navas. Tv Klan