Radha e Belgjikës dhe Anglisë
Sot nisin botërorin dy skuadra që duan të shkojnë larg në këtë turne, Anglia dhe Belgjika. Të dy ekipet zhvilluan një fazë përgatitore me rezultate pozitivë duke shpresuar ta vijojnë edhe në finalet e Kupës së Botës. Belgjika do të zbresë në fushë ndaj një përfaqësuese debutuese si Panamaja.
Në orën 17:00 në Soçi belgët me përvojën e krijuar në këto vite kërkojnë të hedhin hapin e parë drejt fazës tjetër. Rezultati më i mirë për Belgjikën në një botëror është në 1986 ku arritën në vendin e katërt.
Në të njëjtin grup atë G është Anglia që në orën 20:00 do të luajë me Tunizinë në Volgograd. E vetmja përballje në botëror mes tyre është në 1998 ku anglezët fituan 2 – 0. Mes dy skuadrave ka shumë diferenca pasi për tunizianët lojtari më i mirë është Khazri, i cili aktivizohet me Renes në Francë.
Tv Klan