Gafur Mazreku shpallet “Qytetar Nderi” i Hasit
Me 13 vota pro dhe 1 abstenim, këshilltarët e majtë në Bashkinë e Hasit shpallën “Qytetar Nderi” Gafurr Mazrekun, i cili në 18 Shtator të vitit 1997 plagosi me armë në parlament deputetin demokrat, Azem Hajdari.
Motivacioni për të cilin kolegët e tij e nderuan ish-deputetin socialist ishte “Personalitet, Intelektual për kontributin e pashoq në Pushtetin Vendor”.
Nënkryetari i Bashkisë së Hasit, Flamur Thaçi shpjegon arsyet se përse këshilltarët e majtë shkuan drejt kësaj vendimmarrjeje.
Por shpallja e Mazrekut “Qytetar nderi” u kundërshtua ashpër nga këshilltarët demokratë të Hasit.
Gjykata e dënoi Gafurr Mazrekun me 12 vite burg, por si pasojë e amnistive të herëpashershme, ish-deputeti socialist përfitoi një ulje dënimi duke kryer vetëm 3 vite burg.
Tv Klan