Vuçiç: Dialogu vazhdon, të dielën takohem me Thaçin
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar sot se ka marrë ftesë për të vazhduar dialogun me Prishtinën dhe se të dielën do të takohet me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçin.
“Kam pranuar një telefonatë zyrtare dhe delegacioni serb do të shkojë patjetër atje. Nga e premtja do të jemi prezent në Bruksel dhe të dielën do të takohem me Hashim Thaçin”
, iu tha ai gazetarëve./ Klan Kosova