Video/ “Atdhe dashuria, Lasgushi dhe Mitrushi”
Ai është një nga zërat më të preferuar dhe një nga emrat më të njohur të muzikës popullore shqiptare. Bëhet fjalë për Ylli Bakën, i cili vetëm pak ditë më parë ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Atdhe dashuria, Lasgushi dhe Mitrushi”.
I ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, këngëtari tregoi se si lindi ideja e realizimit të kësaj kënge dhe deklaroi se pas publikimit të saj, vajza e shkrimtarit Mitrush Kuteli e ka falenderuar.
“Është pak e vështirë t’i këndosh të mëdhenjve. Ata janë të mëdhjenjtë e letrave shqipe. Zgjodha ta këndoj popullore këtë këngë sepse ata për popullin kanë shkruar. Ka shumë njerëz që kanë ndikuar që unë të këndoj këtë këngë. I gjithë klipi është xhiruar në Pogradec. Pas publikimit të këngës kam patur një reagim nga vajza e Mitrush Kutelit. Më mori në telefon, më falenderoi dhe më tha: “Jam shumë e emocionuar”,
tha Baka.
/tvklan.al