Minjtë “pushtojnë” qytetin, autoritetet: Mbani fëmijët brenda!
Një qytet suedez po lufton me një armik të pamëshirshëm, minj në madhësinë e maceve. Kjo ka bërë që autoritetet tu bëjnë thirrje rezidentëve të mbajnë dyert dhe dritaret e mbyllura sidhe të mbajnë brenda shtëpive të vegjlit.
“
Nuk janë minj normalë të cilët mund t’i shikoni në pyje. Janë të mëdhenj sa macet
”, tha për agjencinë kombëtare të lajmeve “TT”, Benny Sagmo nga zyra e planifikimit në qytetin Sundsvall, në veri të Suedisë.
“
Nëse ne nuk i ndalojmë, ata mund të rriten edhe më shumë …Banorët nuk mund të hapin as dyert kryesore të shtëpive dhe as dyert e ballkoneve.
”
Rezidentëve u është kërkuar të mbajnë dyert dhe dritaret e mbyllura për të parandaluar hyrjen e minjve në kërkim të ushqimit. Ata po ashtu nuk duhet të ushqejnë jashtë kafshët e tyre shtëpiake.
Ndërkohë, kopshti lokal i fëmijëve ua ka ndaluar përkohësisht të vegjëlve të ushqehen dhe të flenë në oborr. “
Kemi vendosur që fëmijët të flenë brenda, pasi nuk mund të rrezikojmë që minjtë të hidhen në karrocat e të vegjëlve
”, tha Mia Lofgren për “SVT”./tvklan.al