
Parlamenti holandez, kundër hapjes se negociatave
Parlamenti holandez ka votuar me shumicë votash pasditen e sotme një rezolutë ku i kërkon qeverisë të votojë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Vendimi është mbështetur nga pothuasje të gjitha partitë parlamentare.
Sipas deputetëve holandezë, Shqipëria nuk ka përmbushur 5 kriteret e kërkuara nga Brukseli, duke e vënë theksin tek mosvënia përpara drejtësisë e zyrtarëve të lartë.
Edhe më herët Holanda ishte shprehur skeptike për propozimin e bërë nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave.
Vendimin për këtë çështje pritet ta bëjë publik qeveria holandeze në samitin e 28 Qershorit.
Tv Klan