Sejko takim me kreun e Fondit Europian për Europën Juglindore


Sejko takim me kreun e Fondit Europian për Europën Juglindore

17:30 22/06/2018

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka pritur në një takim përfaqësuesit e Fondit Europian për Evropën Juglindore, i kryesuar nga kryetari i bordit Christoph Tiskens.

Gjatë një bisede kreu i Bankës Qendrore e informoi këtë përfaqësi me zhvillimet e fundit ekonomike në Shqipëri si dhe vendimmarrjen e Bankës për të stabilizuar inflacionin dhe kusin e këmbimit.

Sejko tha se zhvillimet e ekonomisë vendase janë optimiste, ndërsa potenciali kryesor që ka vendi ynë në të ardhmen është sektori i turizmit. Po ashtu edhe sektori bankar paraqitet me tregues të mirë financiarë dhe likuid.

Tv Klan






Të ngjashme