
Foto: Xhevahiri i 6-të i koleksionit të Bvlgari-t
Shtëpia e modës Bvlgari ka inauguruar në Shangai xhevahirin e 6-të të koleksionit të hoteleve të luksit. Ky është hoteli i dyti i këtij formati në Kinë, pas inaugurimit në Shtatorin e vitit të kaluar në Pekin.
I pari i këtij lloji ka qenë në vitin 2004 në Milano, i cili u ndoq me hapjen e atij në Bali në 2007, në Londër në 2012 dhe rezorti i ri në Dubai, në 2017. Hoteli i Shangait është përshtatur me kulturën dhe qytetin dhe për drejtuesit e Bvlgari, është si të ishte një gur i çmuar që përfaqëson më së miri atmosferën e qytetit. Ndërtesa konsiderohet një kryevepër arkitekturore, për Bvlgari-n hotelet përfaqësojnë një oportunitet për të ndarë luksin, dizajnin dhe kreativitetin italian në mbarë botën.







