Erdogan shpall fitoren: Sado që nuk ia arritëm qëllimit në Kuvend…


Erdogan shpall fitoren: Sado që nuk ia arritëm qëllimit në Kuvend…

22:52 24/06/2018

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare të së dielës duke u bazuar në rezultatet paraprake jozyrtare.

Pas numërimit të më shumë se 97 % të votave për president, Erdogan ka fituar 52.55% të votave, ndërsa kundërshtari i tij Muharrem Ince 30.77 % të votave. 4 kandidatët e tjerë për President morën më pak se 10 % të votave.

"

Rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve u bënë të ditura, populli im më besoi detyrën e Presidentit

", theksoi Erdogan gjatë një fjalimi para njerëzve të mbledhur tek rezidenca e tij presidenciale në Stamboll.

"

Turqia gjithë botës i dha leksion mbi demokracinë me pjesëmarrje e cila arrin deri në 90 për qind

", deklaroi presidenti turk i cituar nga “Anadolu Agency”.

Por megjithëse fitoi zgjedhjet presidenciale që në turin e parë, Erdogan tha se nuk ia ka arritur qëllimit në zgjedhjet parlamentare. Partia e tij Për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP)  ka fituar më pak se 300 karrige në Kuvendin me 600 deputetë.

Të dashur motra dhe vëllezër, të gjitha rezultatet që vijnë nga brenda dhe jashtë vendi janë pozitive dhe sado që nuk ia kemi arritur qëllimit në parlament, në do të përpiqemi që gjithçka ta zgjidhim në kuadër të ‘Aleancës Popullore

”, tha Erdgoan.

Pas numërimit të mbi 97 për qind të votave për zgjedhjet parlamentare, AKP e Erdgoan rezulton se ka fituar 293 deputetë.  Për të siguruar shumicën në parlament, Presidenti turk duhet të mbështetet tek 49 deputetët e partnerëve të tij në koalicion, nacionalistët e MHP, të kryesuar nga Devlet Bahçeli.

Kjo është hera e parë që prej marrjes së pushtetit në vitin 2002 që Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) humb shumicën në parlament.

Erdogan më tej tha se fjalimin e madh të fitores do ta mbajë në kryeqytetin Ankara. "

Qëllimi ynë në këtë periudhë është ta çojmë Turqinë drejt synimeve të vitit 2023

", sipas të cilave, Turqia synon të renditet në mesin e 10 ekonomive më të mëdha në botë.

 

/tvklan.al





Të ngjashme