Numërohen eurot, janë 3.4 mln


Numërohen eurot, janë 3.4 mln

08:20 25/06/2018

Ka përfunduar në orët e para të mëngjesit numërimi i parave të gjetura në dy automjetet e markës “Toyota Yaris”, pasditen e të dielës në portin e Durrësit. Burime të policisë lokale thanë për Televizionin Klan se në përfundim të numërimit janë vërejtur se shuma e parave arrinte në rreth 3.4 milionë euro. Gjithsesi policia ende nuk ka dalë në një deklaratë zyrtare lidhur me çështjen.

Edi Lika, pronari i kompanisë së karroatrecëve që transportonte makinat në të cilat u gjetën paratë, ndodhet tashmë i ndaluar nga policia. Po ashtu edhe Klevi Cani dhe Agim Ceka, dy shoferët e trajlerit u arrestuan. Gjatë deklarimeve të para, qëndrimi i tyre ka qenë se nuk kishin dijeni për paratë. Ata kanë pretenduar se kishin rol vetëm në transportin e automjeteve dhe se nuk kishin dijeni për ato çfarë kishte në to.

Policia po verifikon dokumentacionin e automjeteve për të parë porositësit. Të arrestuarit kanë pohuar se makinat do të dërgoheshin në Kosovë, tek një biznesmen i cili kishte porositur ato. Por policia ende nuk ka një konfirmim nëse paratë kishin destinacion pikërisht Kosovën.

Tv Klan






Të ngjashme