Brikena Ukperaj kalon vetting-un


Brikena Ukperaj kalon vetting-un

12:15 25/06/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit në Vlorë, Brikena Ukperaj (Lubonja). Vendimi u shpall sot paradite. Trupa gjykuese tha se nga raportet e përcjella në KPK dhe verifikimi i thelluar kishte rezultuar se Ukperaj ishte e pastër sa i përket pasurisë, e pastër në figurë e integritet, si edhe e aftë profesionalisht për të vijuar ushtrimin e detyrës.

Si pasuri e gjyqtares së Apelit u listua 50 % e një apartamenti në Tiranë me vlerë 44 mijë euro dhe 30 % e vlerës së një automjeti “Mercedes Benz” të blerë 7500 euro.

Brikena Ukperaj nuk ishte proceduar asnjeherë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, por relatorja e trupit gjykues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit paraqiti 12 denoncime të depozituara në këtë komisionin për gjyqtaren nga publiku.

Gjyqtarja e Apelit Vlorë Brikena Ukperaj (Lubonja) iu nënshtrua me përparësi vetting-ut për shkak të kandidimit për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

/abcnews.al






Të ngjashme