
Fundi i sagës së Elena Ferrantes
Vjen në shqip vëllimi i katërt dhe i fundit i Sagës Napolitane, i autores misterioze Elena Ferrante. Pasi ka kaluar gjithë ato peripeci, Elena, një nga personazhet kryesore kthehet në Napoli. Aty takon mikeshën e saj të fëmijërisë Lila, jeta e së cilës ka marrë një tjetër drejtim.
Nëpërmjet rrëfimit të marrëdhënies mes dy shoqeve, në këtë libër, Ferrante nxjerr ne pah aspekte të tjera të rolit të gruas në shoqëri.
Saga, e cila nisi me librin e parë “Mikesha Gjeniale” mbyllet me këtë libër. E nëse për fundin autorja lë lexuesin ta mendojë, për marrëdhënien mes Elenës dhe Lilës, ajo nuk i lë shumë vend imagjinatës.
Megjithëse librat e saj numërojnë me miliona kopje të shitura në mbarë botën dhe janë nominuar për një sërë çmimesh prestigjioze, identiteti i vërtetë i Elena Ferrante, mbetet ende mister.
Klan Plus