Turqia pas fitores së Erdogan


Turqia pas fitores së Erdogan

14:55 25/06/2018

Analistët druhen se Turqia do të zhytet më thellë në kthetrat e një regjimi autoritar pas fitores bindëse të Erdogan. Pushteti që po merr nga shndërrimi i vendit në Republikë Presidenciale e bën Erdoganin njeriun më të fuqishëm në historinë moderne të Turqisë që pas Ataturkut. Ajo që shqetëson politologët është fakti se ai ia ka dalë të dobësojë opozitën, e cila nuk ka më forcë për ta mposhtur.

Rexhep Taip Erdogan shënoi triumfoi bindshëm në zgjedhjet e së dielës. Ai u rizgjodh president për një mandat të dytë, me një mbështetje popullore prej 52.5%. Me ndryshimet kushtetuese të vitit të kaluar, Erdogan shndërrohet në të parin president turk që merr edhe kompetencat e kryeministrit.

Edhe në parlament, Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim siguroi shumicën për të kaluar çdo reformë, që zgjeron kompetencat presidenciale falë koalicionit me nacionalistët e renditur të tretët.

Rivali i tij kryesor Muharrem Inçe i konsideroi zgjedhjet jo të ndershme. Ai hedh dyshime për manipulime, pasi referuar sondazheve shprehte bindjen se do të përballej me Erdoanin në raundin e balotazhit.

Të parët që uruan Erdoganin për rizgjedhjen ishin liderë të shteteve të akuzuar nga perëndimi për autoritarizëm, mes të cilëve presidenti rus Vladimir Putin, ai hungarez Viktor Orban e Ajatollahu Kamenei i Iranit. Ndërsa shefi i NATO-s Jens Stoltenberg përgëzoi atë për fitoren dhe bëri thirrje që Turqia të vijojë bazohet tek vlerat demokratike si gjithë partnerët e aleancës.

Tv Klan






Të ngjashme